Çfarë ndryshon tek varianti Delta?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur këtë javë me pandeminë e koronavirusit. Përdorimi i maskave është rikthyer, vaksinimet po vazhdojnë dhe zyrtarët janë shprehur të shqetësuar. Presidenti Joe Biden u shpreh të enjten se çdo punonjësi të qeverisë federale do t'i kërkohet të deklarojë nëse janë të vaksinuar ose jo, dhe ata, të cilët nuk janë duhet të mbajnë një maskë në punë, të ruajnë distancën sociale nga të tjerët dhe t'i nënshtrohen një testi të virusit të paktën një herë javë.

Varianti Delta, i njohur fillimisht si B.1.617.2 ka qenë i pranishëm, që prej fundit të vitit të kaluar, por muajt e fundit është bërë shpejt dominues në shumë vende. “Virusi përbën më shumë se 80% të rasteve të reja të diagnostikuara në SHBA”, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. “Rastet e COVID-19 janë rritur mbi 300% në shkallë vendi nga 19 qershori deri më 23 korrik 2021, së bashku me rritjen paralele të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti shumë i transmetueshëm B.1.617.2 (Delta)”, theksuan Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Delta

Një dokument i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregon se varianti Delta është po aq i transmetueshëm sa lia e dhenve, me secilin person të infektuar që infekton mesatarisht deri në tetë ose nëntë të tjerë. Lloji origjinal i koronavirusit tregoi se ishte po aq ngjitës sa ftohja e zakonshme, me secilin person të infektuar që infektonte dy të tjerë. Dhomat e urgjencës spitalore dhe njësitë e kujdesit intensiv po mbushen përsëri me pacientë në SHBA

Njerëzit mund të kenë më shumë gjasa të infektohen në radhë të parë me Delta nëse nuk vaksinohen. Ajo që po ndodh gjithashtu është se të rinjtë po përbëjnë një pjesë më të madhe të atyre që sëmuren. Më shumë se 80% e amerikanëve mbi 65 vjeç janë plotësisht të vaksinuar, por amerikanët e rinj nuk vaksinohen me të njëjtën normë.