Tiranë: Goditet me thikë një adoleshent

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet. Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në Tiranë. Si pasojë një 15-vjeçar është plagosur rëndë. Burimet kanë konfirmuar për mediat se i plagosuri gjendej i shtrirë në tokë. Policia dhe ambulanca u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje.

Thike

Për momentin, nuk ka ende shume informacione mbi ngjarjen, cilët ishin personat e përfshirë në konflikt dhe cili ishte shkaku. Sidoqoftë, një njoftim nga autoritetet dhe detaje të reja pritet të dalin në dritë më vonë. Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.