Republika Çeke: Të paktën tre të vdekur dhe tetë të plagosur rëndë nga përplasja e dy trenave

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur rëndë ditën e mërkurë, ndërsa një tren ekspres nga Mynihu drejt Pragës kaloi përmes një sinjali ndalimi dhe u përplas me një tren tjetër lokal udhëtarësh në Republikën Çeke, bënë të ditur autoritetet vendase. “Disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale nga vendi i përplasjes pranë fshatit Milavce”, sipas shërbimit rajonal të shpëtimit. Pesëdhjetë persona pësuan lëndime më të lehta, që nuk kërkonin trajtim të menjëhershëm.

Trena

Një zëdhënëse e policisë theksoi se tre persona kishin humbur jetën. Raportet e mediave lokale konfirmuan se të vdekurit përfshinin drejtuesit e dy trenave dhe një pasagjer. “Treni Ex 351 kaloi përmes një sinjali, që tregonte Stop dhe u përplas me një tren pasagjerësh”, deklaroi Ministri i Transportit Karel Havlicek.

“Trenat u përplasën pak pas orës lokale 8:00 të mëngjesit pranë Milavce, 140 km në jugperëndim të kryeqytetit Pragë. Treni i shpejtë goditi një tren lokal, që udhëtonte nga Plzen në Domazlice”, u shpreh një zëdhënës i Ceske Drahy (Hekurudha Çeke), që drejton të dy trenat. Ai shoti se dy drejtuesti e trenave ishin të dy çekë.