Bill dhe Melinda Gates finalizojnë divorcin

Bill Gates dhe Melinda French Gates janë zyrtarisht të divorcuar, pasi një gjykatës miratoi ndarjen e tyre ditën e hënë. Çifti, që u takua në Microsoft në vitin 1987 dhe u martua në vitin 1994 njoftoi në maj se ata do t'i jepnin fund martesës së tyre pas 27 vjetësh. French Gates paraqiti peticionin për divorc në King County, Washington.

Marrëveshja e divorcit të çiftit ishte në përputhje me një kontratë ndarjeje, që nuk është bërë publike. Asnjë nga palët nuk do të paguajë mbështetje bashkëshortore, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura ditën e hënë. Asnjë detaj tjetër financiar nuk përfshihet në dokumentet në dispozicion të publikut.

Bill dhe Melinda

Që nga e hëna, pasuria neto e Gates ishte rreth 152 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg, që do të thotë se ai dhe French Gates secili mund të kenë një vlerë prej rreth 76 miliardë dollarësh pas divorcit. Sipas dokumenteve të gjykatës, French Gates nuk planifikon të ndryshojë mbiemrin e saj. Kur çifti njoftoi për herë të parë divorcin, ata theksuan se do të vazhdonin të drejtonin bashkë Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, që kishte një pasuri prej rreth 50 miliardë dollarësh në fund të vitit 2020.