- 29 - 03 - 2023
Meghan mbushi 40 vjeç duke nisur një nismë mentorimi për femrat. Ajo e bëri këtë me një video të ndriçuar bukur dhe me sa duket e filmuar në rezidencën Montecito të çiftit. Ky moment u ofroi vëzhguesve një paraqitje të shkurtër të banesës së çiftit mbretëror, në Kaliforni dhe mundësinë për të dalluar disa objekte në sfond.
Revista “Elle” shkroi: “Meghan Markle jep një paraqitje të rrallë brenda banesës në Montecito dhe një ftesë për mentore për 40 vjetorin e saj të lindjes”. Gazeta britanike “Independent” nxori në pah “tryezën e bollshme”, që përfshinte një “kristal kuarci, të vendosur në një cep, një vazo ari të mbushur me lule të bardha, një shishe qelqi dekorative dhe dy tabaka të bardhë dhe ari, ndërsa shikuesit gjithashtu vunë re se tryeza mbante fotografi të shumta të familjes së Meghanit”.
“Në cepin më të afërt me Meghan, tryeza mbante një tabaka dekorative, me një pjatë me biskota dhe një filxhan çaji”, shtoi “Independent”. Këto detaje mund të duken të parëndësishme, por ato janë pjesë e një strategjie të përdorur nga anëtarët e familjes mbretërore (dhe të famshmit) për t'u lidhur me publikun dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. Meghan ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Në video Meghan shprehu mesazhin themelor, por shumë të rëndësishëm: mbështetjen e grave në fuqinë punëtore pas pandemisë.