Autoritetet shqiptare vazhdojnë të luftojnë kundër zjarreve

Shqipëria vazhdon të jetë e shkatërruar nga zjarret, ndërsa vendi po përgatitet për shtatë ditë të tjera me temperaturë mbi 37 gradë. Prej ditësh, ushtria, zjarrfikësit, punonjësit e urgjencës civile dhe autoritetet e tjera lokale kanë punuar për të shuar zjarret në të gjithë vendin. Një zjarr në veçanti, në Gadishullin e Karaburunit po shkakton shqetësime për autoritetet, pasi po vazhdon të afrohet drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Përpjekjet për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij deri më tani kanë dhënë pak rezultate.

Zjarre

Po zhvillohen operacione ajrore, pasi ndërhyrjet në tokë janë të vështira për shkak të terrenit.  Një tjetër zjarr kritik është përhapur në Majën e Rrunës, ku autoritetet po punojnë për ta mbajtur larg banesave aty pranë. Në Thirre, Mirditë ka ende zjarre, por pronat lokale janë jashtë rrezikut. Gjithashtu zjarre ka në Munella-Domgjon, Krushovë, Patalej, Corrush, Bogë dhe në Parkun e Tomorrit. Një person ka humbur jetën gjatë zjarreve këtë verë dhe të paktën një tjetër është plagosur.