Militantët e Somalisë al-Shabab sulmojnë hotelin Afrik në Mogadishu

Një betejë me armë midis islamistëve militantë dhe forcave somaleze të sigurisë në një hotel në kryeqytetin, Mogadishu,është krijuar këtë të Hëne.

Të paktën pesë vetë u vranë në sulmin në Hotel Afrik, i cili filloi me një makinë bombë të Dielën.

Al-Shabab tha se ishte përgjegjës. Grupi, i cili është i lidhur me al-Kaidën, kryen rregullisht sulme kundër qeverisë.

Një makinë goditi hyrjen e përparme të hotelit dhe shpërtheu para se personat e armatosur të sulmonin ndërtesën, sipas zyrtarëve dhe të tjerëve në vendngjarje.

"Shpërthimi e bëri hotelin të dridhej ndërsa ne uleshim brenda dhe ishim duke biseduar. Ne ishim të panikosur, të hutuar," u citua nga Reuters dëshmitari okular Ahmed Nur.

"Operacioni ka mbaruar tani. Nëntë njerëz, përfshirë katër sulmues, vdiqën dhe mbi 10 civilë u plagosën. Nuk ka energji elektrike," u tha një zëdhënës policie gazetarëve nga vendi i ngjarjes dhe përmes Facebook.

Kryeministri Mohamed Hussein Roble tha në një deklaratë se midis të vrarëve ishte një ish gjeneral ushtarak, Mohamed Nur Galal.

Hoteli dihet të jetë një vend grumbullimi për zyrtarët e qeverisë somaleze. Një kapiten lokal i policisë tha se një numër ligjvënësish dhe zyrtarë të lartë ushtarakë ishin brenda në kohën e sulmit.

Gazetari ynë raporton se ishte një nga sulmet më shkatërruese të kohëve të fundit në Mogadishu. Al-Shabab gjithashtu shënjestroi hotelin Elite buzë plazhit vitin e kaluar duke rezultuar në një betejë shtatë orëshe me policinë dhe sigurinë në të cilën u vranë 17 njerëz.

Rrethimi i dhunshëm vjen vetëm disa javë pasi ish Presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi tërheqjen e rreth 700 trupave që kishin mbështetur forcat lokale të sigurisë kundër grupeve militante, përfshirë al-Shabab.

Ekzistonë frika se tërheqja mund të çojë në paqëndrueshmëri të mëtejshme në vend, e cila pritet të mbajë zgjedhjet muajin tjetër.

Etiketim

lajmi