Rusi: Tetë persona dyshohet të kenë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri

Tetë persona dyshohet se kanë humbur jetën, pasi një helikopter me 16 persona në bord, shumica prej tyre turistë, u rrëzua në një liqen, në gadishullin Kamchatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, ditën e enjte. Dy skafe mbërritën pak minuta pas përplasjes duke gjetur tetë të mbijetuar, të cilët kishin notuar nga një thellësi prej nëntë metrash. Ata theksuan se dy nga të mbijetuarit u lënduan rëndë dhe temperatura e ujit nuk ishte më shumë se 6 gradë Celsius, kështu që ata nuk do të kishin mbijetuar gjatë.

Rusi

“Pasagjerët ishin në gjendje të shpëtonin nga helikopteri, që po fundosej përmes dyerve të bagazheve, që hapeshin në pjesën e pasme”, theksoi guvernatori rajonal në televizionin shtetëror. Tetë personat e tjerë në bord ishin zhdukur. “Trupat e të vdekurve ka shumë të ngjarë të gjenden në fund të liqenit Kurilskoe”, citoi agjencia e lajmeve Interfax. “Polumbarët nuk ishin në gjendje të zhyteshin në rrënojat e helikopterit sepse ishte shumë thellë”, sipas guvernatorit të Kamchatkës.

Mjegulla e dendur mund të ketë bërë që piloti të ulej në sipërfaqen e ujit duke menduar se ishte tokë”, theksoi agjencia e lajmeve TASS. Gadishulli Kamchatkës njihet nga turistët për ski, marshim, sërf dhe vullkane. Ndodhet rreth 6,000 kilometra në lindje të Moskës dhe rreth 2,000 kilometra në perëndim të Alaskës.