Liqeni me piranha dhe delfinë rozë

Delfinët rozë dhe piranhat janë banorët e një liqeni të mbrojtur në Amazonë, banesa e mijëra specieve të rralla të kafshëve. Liqeni njihet gjithashtu për legjendat, që janë pjesë e kulturës për grupet autoktone, që jetojnë në pyjet e Amazonës. Historitë e treguara nga njerëzit nuk janë të ndryshme. Njëra prej tyre përfshin një delfin rozë në formë njerëzore, që merr pjesë në festimet tradicionale dhe që arrin të magjepsë një grua, e cila dashurohet nga ky burrë i gjatë dhe i çuditshëm, që më pas shkojnë në lumë dhe e kthen atë në një delfin.

Delfin

Ujërat e Liqenit Tarapoto janë një habitat aq i rëndësishëm për speciet e kafshëve saqë atyre iu dha statusi i mbrojtjes në vitin 2018. Shkencëtarët kanë vite që bëjnë kërkime në Liqenin Tarapoto si dhe një rrjet rrugësh të tjera ujore. Liqeni ushqehet nga lumi Amazon dhe është i ndërlidhur me liqene të shumtë të vegjël nga një sistem kompleks përrenjsh.

Piranha

Ekspertët kanë identifikuar deri në 900 specie bimore, 300 lloje shpendësh, 176 peshq, 56 zvarranikë, 46 gjitarë dhe 30 amfibë. Liqeni është një vend thelbësor për mbarështimin e delfinëve dhe peshkut, një burim jetik i ushqimit dhe të ardhurave për 22 komunitetet indigjene, që jetojnë në rajon.