Pse shumë prej statujave egjiptiane e kanë hundën e thyer ?

Pyetja më e zakonshme, që kuratori Edward Bleiberg parashtron nga vizitorëtgaleritë e artit egjiptianMuzeut të Bruklinit është një pyetje e drejtpërdrejtë, por e spikatur: Pse hundët e statujave janë të thyera ? Bleiberg, i cili mbikëqyr pasuritë e gjera të muzeut të artit egjiptian, klasik dhe të lashtë të Lindjes së Afërt u befasua herët e para, që e dëgjoi këtë pyetje. Ai e kishte marrë për të mirëqenë se skulpturat ishin dëmtuar. Trajnimi i tij në Egjiptologji inkurajoi përfytyrimin se si do të dukej një statujë nëse do të ishte ende e paprekur.

Statuja

Mund të duket e pashmangshme që pas mijëra vitesh, një artefakt i lashtë të shfaqet i konsumuar. Por ky vëzhgim i thjeshtë e bëri Bleiberg të zbulonte një model të përhapur të shkatërrimit të qëllimshëm, që vuri në dukje një sërë arsyesh komplekse pse shumica e veprave të artit egjiptian u dëmtuan në radhë të parë.

Kërkimet e zhvilluara nga Bleiberg tani përbëjnë bazën e ekspozitës prekëse. Një përzgjedhje e objekteve nga koleksioni i Muzeut të Bruklinit do të udhëtojë në Fondacionin e Arteve Pulitzer më vonë këtë muaj nën bashkë-drejtimin e kuratores së asociuar të këtij të fundit, Stephanie Weissberg. Duke bashkuar statujat dhe relievet e dëmtuara, që datojnë nga shekulli i 25-të para Krishtit deri në shekullin e 1 pas Krishtit me homologë të paprekur, shfaqja dëshmon për funksionet politike dhe fetare të objekteve të lashta egjiptiane dhe kulturën e ngulitur të ikonoklasmës, që çoi në gjymtimin e tyre.

“Konsistenca e modeleve, ku dëmtimet gjenden në skulpturë sugjeron se është e qëllimshme”, deklaroi Bleiberg duke cituar motive të panumërta politike, fetare, personale dhe kriminale për akte vandalizmi. Dallimi i ndryshimit mes dëmtimit aksidental dhe vandalizmit të qëllimshëm erdhi në njohjen e modeleve të tilla. “Një hundë e spikatur në një statujë tredimensionale thyhet lehtë”, u shpreh ai.

Statuja

Egjiptianët e lashtë është e rëndësishme të theksohet i atribuan fuqi të rëndësishme imazheve të formës njerëzore. Ata besonin se thelbi i një hyjnie mund të banonte në një imazh të asaj hyjnie, ose, në rastin e njerëzve të thjeshtë, një pjesë e shpirtit të atij njeriu të vdekur mund të banonte në një statujë për atë person të veçantë. “Prandaj, këto fushata vandalizmi kishin për qëllim të çaktivizonin forcën e një imazhi”, theksoi Bleiberg.

Etiketim

statuja Egjipt hundë