- 03 - 06 - 2023
Një stuhi tropikale po kërcënon me përmbytje dhe rrëshqitje dherash zonën e Haitit, ku një tërmet me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter ka shkaktuar pothuajse 1,300 të vdekur ditën e Shtunë. “Stuhia po i afrohet bregdetit jugor, që përfshin Haitin dhe Republikën Dominikane duke sjellë erëra të qëndrueshme prej rreth 56 km/orë”, u shpreh meteorologia Haley Brink. “Kushtet e stuhisë tropikale janë të mundshme në Republikën Domenikane dhe në Haiti”, deklaroi Brink duke shtuar se parashikohen disa centimetra rreshje shirash deri në 38 centimetra të mundshme në disa zona të izoluara deri ditën e martë.
“Shprehim shqetësime për stuhinë e ardhshme, pasi mund të komplikojë situatën për ne”, theksoi Jerry Chandler, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të Haitit, ditën e Dielë. Agjencia raportoi të paktën 1.297 persona të vdekur dhe më tepër se 5,700 të plagosur të Dielën. Këto shifra pritet të rriten ndërsa përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.
“Tërmeti shkatërroi 13,694 banesa dhe dëmtoi 13,785 të tjera”, njoftuan zyrtarët e agjencisë. Shkatërrimi ka shtyrë spitalet në prag të mbylljes dhe ka bllokuar rrugët duke e bërë të vështirë që furnizimet vitale të arrijnë në zonat e prekura. Tërmeti goditi vendin rreth 8:30 të mëngjesit me orën lokale, ditën e Shtunë, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Epiqendra e tij ishte rreth 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud, në pjesën jugperëndimore të vendit.