Tiranë: Konvikti i studentëve gati për strehimin e refugjatëve afganë

Mësohet se afganët do të akomodohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO. Shqipëria ishte ndër vendet e para evropiane, që ofroi strehim për refugjatët afganë. Deri më tani, disa konvikte në “Qytetin Studenti” janë gati të mirëpresin refugjatët e parë, pavarësisht faktit që universitetet do të hapin dyert e tyre së shpejti.

Afganet

Nga ana tjetër, ende nuk ka detaje për ditën e mbërritjes së qytetarëve afganë në vendin tonë. “Zëri i Amerikës” theksoi se do të vijnë “përkthyes dhe bashkëpunëtorë amerikanë”, jeta e të cilëve rrezikohet nga talebanët.

Ndërkohë, kujtojmë se lajmi për ardhjen e afganëve në Shqipëri u bë i ditur pak ditë më parë nga gjiganti mediatik “Reuters”. Ndërsa u konfirmua dje nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “Ne nuk mund t’i themi ‘jo’ SHBA-së”. Ardhja e talebanëve në kryeqytetin afgan Kabul, më 15 gusht ka nxitur turmat drejt aeroportit, ndërsa banorët përpiqeshin të largoheshin nga vendi me avionët e fundit në dispozicion.