Afghanistan: Talebanët krijojnë kaos në aeroport

Talebanët kanë lëvizur me shpejtësi për të shtypur kundërshtarët e tyre në të gjithë Afganistanin duke u përplasur me protestuesit dhe duke detyruar një qytet të tërë të qëndrojë brenda banesave, ndërsa një nxitim i furishëm për të ikur nga vendi intensifikohet në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit. “Masa të rrepta do të vendosen për një kohë të pacaktuar në të gjithë qytetin juglindor të Afganistanit Khost ditën e enjte”, njoftuan burime të shumta talebane të Mërkurën. “Të gjitha llojet e lëvizjeve do të ndalohen ndërsa forcat e përbashkëta të Emiratit Islamik kryejnë operacione pastrami në qytet”, sipas një burimi.

Talebane

Rreth 650,000 afganë jetojnë në zonat rurale dhe urbane të provincës Khost përreth. Tensionet janë rritur veçanërisht sepse 19 gushti është Dita e Pavarësisë së Afganistanit duke përkujtuar datën, kur Britania e Madhe hoqi dorë nga kontrolli i vendit në vitin 1919Afganët u derdhën në rrugët e Kabulit me flamurin kombëtar të zi, të kuq dhe jeshil për të shënuar datën ditën e enjten, në kundërshtim me talebanët. Në disa raste ata hoqën flamurin e bardhë dhe të zi të talebanëve. Një dëshmitar u shpreh se talebanët qëlluan në ajër. Nuk dihet ende nëse kishte të lënduar.