- 03 - 06 - 2023
Dy persona u përpoqën të prishin koncertin mbrëmjen e së dielës në Festën e Birrës Korça, por muzika vazhdoi. Policia të hënën njoftoi se kishte arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një incident, që bombolë gazi lotsjellës u hedhën gjatë koncertit të muzikantit serb boshnjak, të cilin shumë e akuzojnë se nuk dënoi luftën e 1998-1999 në Kosovë. Në një deklaratë bëhet e ditur se Redon Leka, 21 vjeç u arrestua, pasi hodhi një bombol gazi lotsjellës, ndërsa kompozitori Goran Bregoviç po performonte mbrëmjen e së dielës në Festën e Birrës Korça.
Një burrë tjetër u arrestua, pasi u përpoq të ndalonte policinë duke mbrojtur Lekën. Bregoviç nuk ndaloi së kënduari, por gazi lotsjellës shkaktoi panik tek disa fansa. Prania e Bregoviçit kishte ndezur një debat nacionalist me disa, që e dënuan atë për të mos folur kundër mizorive serbe ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje. Të tjerë kanë theksuar se një artist nuk duhet të përfshihet në politikë.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një dekadë pas luftës 1998-1999 me forcat serbe. Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur Kosovën, por Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina nuk e njohin. Tensionet mbi Kosovën mbeten një burim i paqëndrueshmërisë në Ballkan.