SHBA: Plagoset një nxënës nga të shtënat në një shkollë të mesme në Karolinën e Veriut

Një student u plagos rëndë ditën e mërkurë si pasojë e të shtënave në një shkollë të mesme, në qytetin Winston-Salem të Karolinës së Veriut dhe i dyshuari është në paraburgim, njoftuan burime zyrtare. “Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Mount Tabor në veriperëndim të qytetit. Oficerët e policisë dhe zëvendësit e Sherifit të Qarkut u dërguan në vendngjarje”, u shpreh Shefja e Departamentit të Policisë të Winston-Salem, Catrina Thompson në një konferencë shtypi.

“Një student u gjet i plagosur”, deklaroi ajo. “U morën masat për shpëtimin e jetës dhe studenti i plagosur u transportua në Qendrën Mjekësore Baptiste të Universitetit Wake Forest, ku ai iu nënshtrua mjekimeve”, theksoi Thomson. “Ai u identifikua si William Chavis Raynard Miller Jr”, sipas zyrës së Sherifit.

Sherifi

I dyshuari, për të cilin autoritetet mendojnë se është një student, u mor në paraburgim”, sipas zyrtares së çështjeve publike të Qarkut Forsyth, Christina Howell. Autoritetet nuk ofruan detaje lidhur me të dyshuarin, motivin e mundshëm ose atë që mund të ketë çuar në këtë incident. “Shkolla u bllokua pas të shtënave”, theksoi zyra e Sherifit.