Qindra persona të bllokuar në platformat e trenave për shkak të përmbytjeve në New York

Njerëzit u bllokuan në sistemet e transportit publik të zonës së metrosëNew York, ditën e Mërkurë në mbrëmje për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga Uragani Ida. Rrugët, metrotë, trenat dhe aeroportet u përmbytën të gjitha nga stuhia. Mes reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve, udhëtarët gjetën veten të mbërthyer gjatë natës në tren pa energji elektrike, ventilim, ushqim ose ujë.

Metro

Tualetet ishin të papërdorshme. Gjatë natës ata theksojnë se kanë dëgjuar një sërë premtimesh të rreme. “Ishim në errësirë ​​për orë të tëra”, u shpreh një udhëtare. New Yorku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ditën e enjte, në mëngjes. Megjithatë, deklarata erdhi shumë vonë për shumë udhëtarë, të cilët u bllokuan në qendrat e udhëtimit larg banesave. Sistemi i metrosë u përmbyt në 46 vende dhe rreth 65 autobusë u bllokuan.