Covid-19 : Tre doza të vaksinës të nevojshme për mbrojtje të plotë

Me rritjen e rasteve të fundit me Covid-19, që pritet përsëri në jetën e amerikanëve, një shpërndarje zyrtare e dozave përforcuese mund të fillojë brenda disa javësh, në pritje të autorizimit. “Dhe ka të ngjarë që tre doza të vaksinës do të mund të jenë të nevojshme për mbrojtje të plotë”, u shpreh Dr. Anthony Fauci. Ai citoi dy studime me bazë në Izrael, që treguan një rënie të infeksioneve tek personat, të cilët morën një vaksinë të tretë ose përforcuese.

“Kishte arsye për të besuar se një dozë e tretë në të vërtetë do të jetë e qëndrueshme dhe nëse është e qëndrueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që një regjim me tre doza të jetë regjimi rutinë”, deklaroi Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive. “Në fund të fundit i takon Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave të vendosë nëse amerikanët duhet të marrin tre doza të vaksinës kundër Covid-19”, theksoi Fauci. Agjencia do të shqyrtojë këtë çështje më vonë gjatë këtij muaji, pasi Moderna dhe Pfizer të dy aplikuan për autorizim për një dozë të tretë gjashtë ose tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Covid

“Rekomandimi për dozat përforcuese ka të ngjarë të çojë në disponueshmërinë për një pjesë të madhe të popullsisë dhe dozat mund të fillojnë të dalin që në javën e 20 shtatorit”, deklaroi ditën e enjte kirurgu amerikan Dr. Vivek Murthy. Doza shtesë ka marrë autorizim për përdorim urgjent këtë muaj për ata që janë të imunokompromentuar. “Edhe pse dozat nuk janë ende të disponueshme për publikun, departamentet lokale të shëndetësisë në mbarë vendin kanë parë një rritje të fundit të thirrjeve nga njerëzit, të cilët dëshirojnë të bëjnë takime”, sipas Shoqatës Kombëtare të Departamenteve të Shëndetit.