Ndahet nga jeta legjenda e kinemasë franceze Jean-Paul Belmondo në moshën 88-vjeçare

Aktori legjendar francez Jean-Paul Belmondo është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, u shpreh të hënën avokati i tij, Michel Godest. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur. “Djali i skulptori francez dhe një piktoreje, Belmondo lindi në një familje artistësh në Neuilly-sur-Seine, në vitin 1933”, njoftoi Reuters.

“Ai ishte një boksier i apasionuar, që në fëmijëri, por përfundimisht iu drejtua aktrimit dhe u regjistrua në Konservatorin e Parisit në vitin 1952 pas tre përpjekjeve”, sipas Reuters. Megjithë luftën e tij fillestare, Belmondo vazhdoi të luante në një seri hitesh kryesore duke përfshirë “The Professional”, “Ace of Aces” dhe “Le Magnifique”. Por ai ishte më i njohur për performancën e tij të suksesshme si krimineli i rrezikshëm, por romantik Michel në filmin e vitit 1960 “Breathless”, ku ai punoi me regjisorin e filmit Jean-Luc Godard dhe luajti së bashku me aktoren amerikane Jean Seberg.

Belmondo

Belmondo shpejt u bë pararojë e “La Nouvelle Vague” ose Vala e Re, një lëvizje kinematografike franceze në vitet 1950 dhe ‘60, ku praktikuesit përdorën narrative eksperimentale dhe teknika stilistike për të revolucionarizuar ekranin e madh. Lëvizja ndikoi në punën e regjisorëve bashkëkohorë amerikanë duke përfshirë Francis Ford Coppola dhe Martin Scorsese. Shumë homazhe iu kushtuan Belmondos pas lajmit tragjik për humbjen e tij. Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi në mediat sociale se Franca kishte humbur “një thesar kombëtar”.