Një tërmet i fuqishëm godet pjesën jugperëndimore të Meksikës

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën jugperëndimoreMeksikës, mbrëmjen e së martës duke shkaktuar lëkundje të forta deri në Mexico City dhe të paktën një të vdekur. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti me magnitudë 7,0 ballë goditi rreth 4 kilometra në verilindje të Los Órganos de San Agustín, rreth tetë milje nga qyteti turistik i bregdetit të Paqësorit, Acapulco. Thellësia fillestare rezultoi rreth 12,6 kilometra.

termet

“Të paktën 92 tërmete të tjera u regjistruan duke përfshirë një me magnitudë 5,2 ballë”, theksoi Zyra e Mbrojtjes Civile të Meksikës. Në Mexico City, alarmet mund të dëgjoheshin pak para se toka të fillonte të dridhej. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike lëshoi ​​fillimisht një paralajmërim për cunami, por më vonë u anulua.

Fataliteti i vetëm i raportuar ishte një djalë 19-vjeçar i quajtur Eliodoro Hurtado, i cili humbi jetën në Guerrero. Kryebashkiakja Claudia Sheinbaum u shpreh se nuk kishte raporte fillestare për dëme të mëdha në kryeqytet, që është rreth 372 kilometra nga epiqendra. Në një postim në mediat sociale, Sheinbaum theksoi se shumë persona kishin humbur energjinë elektrike dhe autoritetet po punonin për rivendosjen e saj. Tërmetet nuk janë të rralla në Meksikë për shkak të vendndodhjes së vendit në buzë të pllakës tektonike të Amerikës së Veriut.