- 29 - 01 - 2023
Ditën e martë, Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton Tiranën, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Kancelarja Merkel do të nisë turneun e kësaj vizite në orën 10:20 në Shqipëri. Ndërkohë, zyra e shtypit ka publikuar axhendën e kësaj vizite nga pritja në Pallatin e Brigadave deri në konferencën e përbashkët mes Ramës dhe Merkelit.
Kancelarja ka zgjedhur vendin tonë për t'u takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Mësohet se ky takim në Tiranë është gjithashtu një përpjekje e fundit për Merkelin për t’i dhënë një shtysë partisë së saj, Bashkimit Demokristian në zgjedhjet, që pritet të zhvillohen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.
Programi i vizitës së Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel:
10.20 - Ceremonia e Mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave
10.30 - Takim kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 - Takim dypalësh mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 - Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive ballkanike në Tirana Business Park.
14.35 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Merkel në Business Park në Tiranë