Merkel: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Ajo u shpreh se është në interesin e Gjermanisë dhe BE-së që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Por siç theksoi ajo për të arritur këtë objektiv, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kushtet e vendosura nga BE-ja. Ndërkohë ajo vlerësoi integrimin rajonal mes këtyre vendeve.

“Negociatat do të vazhdojnë. Më 8 tetor do të takohemi përsëri në Slloveni. BE dhe Gjermania janë të interesuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ju uroj të gjithëve paqe, mirëqenie dhe më shumë vende pune”, deklaroi Merkel.