Rama vlerëson kancelaren Merkel me Medaljen e Mirënjohjes Publike

Në një ceremoni të shkurtër, kryeministri Edi Rama i akordoi kancelares gjermane Angela Merkel një medalje mirënjohjeje publike. Ata u mjaftuan me disa foto. Kancelarja e përshëndeti me një buzëqeshje duke e cilësuar si nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.

“Faleminderit Angela. Është një kënaqësi e veçantë t'ju nderoj, në emër të Shqipërisë me Cordon-in e madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Ky është Ylli i Mirënjohjes dhe ky është simboli i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt ‘Atleti i Krishtit’ si mbrojtës i Krishterizmit”, deklaroi Edi Rama.

“Pra, mendoj se ju kemi borxh. Unë nuk do të mbaj një fjalim këtu, kështu që jemi të kënaqur vetëm me një fotografi”, shtoi Rama. Merkel shprehu mirënjohjen për këtë gjest: “Faleminderit shumë. Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte një gjë e mirë për mua të punoja me ju”.