Covid-19 : Bizneset evropiane të pasigurta për vitin 2021

Viti i kaluar dukej si thyerje rekordesh për kompaninë e transportit të Chris Wiseheart në Pragë. Wiseheart, me origjinë nga Detroit, e kishte ndërtuar biznesin e tij për gati dy dekada nga një sherbim transporti aeroportual në organizimin e eventeve të mëdha të muzikës duke përfshirë emra të njohur si Madonna, AC/DC dhe Metallica.

Ai po përgatitej për organizimin e turneve të Iron Maiden, System of a Down, The Chainsmokers dhe shumë eventeve të mëdha kur gjithçka u anulua.

"Më 13 Mars të vitit të kaluar gjithçka ndaloi. Rezervimet u anuluan dhe koncertet u shtynë", deklaroi Wiseheart, 65 vjeç, për CNN Business.

Italia kishte vendosur masat bllokuese dhe ish-Presidenti Donald Trump kishte vendosur një masë që ndalonte udhëtimet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gati një vit më vonë, Evropa mbetet e mbërthyer nga pandemia e koronavirusit dhe mijëra biznese si Wiseheart po përpiqen të mbijetojnë një tjetër valë bllokimesh.

Etiketim

Covid-19