- 29 - 01 - 2023
Kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar ndjesë publike të gjithë demokratëve për sa i takon mbështetjes së dhënë për kreun e PD-së Lulzim Bashës. Në një takim me demokratët, në Tiranë si pjesë e turneut të tij për të hequr Bashën nga partia, Berisha u shpreh se në fakt ai nuk e mbështet Bashën aq sa duket për publikun. “Ndodhem këtu për të kërkuar ndjesë publike të gjithë demokratëve, të cilët tani thonë se nuk e duan Bashën por e mbështetën për shkak të doktorit. Unë kurrë nuk kam menduar se demokratët besojnë se Basha kishte një mbështetje të pakushtëzuar nga ana ime”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, ajo që Basha i bëri atij dhe partisë ishte një thikë pas shpine duke iu referuar Bashës jo si kreu i PD-së por ish-lideri. "Lideri ynë, më falni ... ish-lideri ynë u kujdes vetëm për karrigen e tij. Ne jemi këtu për ta hequr atë. I kërkova që të jepte dorëheqjen që nga viti 2017, kur humbi zgjedhjet. Por ai refuzoi dhe vendosi të merrte i vetëm të gjitha vendimet”, theksoi Berisha.