- 03 - 06 - 2023
Squid Game, seriali korean i mirënjohur në të gjitha vendes e botës tashmë, përfshirë dhe Shqipërinë, bëhet seriali më i shikuar i të gjitha kohërave në kohë rekord. Netflix, kompania amerikane e televizionit kabllor, ka deklaruar se Squid Game është tashmë numri një i të gjitha transmetimeve që ka pasur. Për ata që nuk e kanë parë akoma, bëhet fjalë për disa njerëz borxhlinj që detyrohen të lozin një lojë për jetë a vdekje, për të marrë shumën e parave që ata të mund të shlyejn borxhin e tyre dhe të bëhen të pasur.
Në disa vende të botës, kompani interneti kanë hedhur në gjygj Netflix prej këtij seriali ngaqë ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe ka detyruar këto kompani të dërgojnë bandëidth shumë të lartë. Kjo ka rezultuar në humbje për kompanitë e internetit dhe disa madje kanë ndërprerë transmetimin e këtij seriali.
Seriali pritet të ketë versionin e dytë pasi në serinë e fundit ishte e qartë që do të kishte një vazhdim. Besojeni apo jo, seriali kishte kohë që ishte në punim e sipër, duke i pasur fillimet e veta që në vitin 2008. Pas shumë përpjekjesh seriali ja arriti të dilte në Netflix dhe tashmë është bërë një sukses botëror.