- 03 - 06 - 2023
Në Kongsberg ka ndodhur ajo që nuk është pritur kurrë. Një sulm me shigjetë ka lënë në vend 5 të vdekur. Në momentin e parë policia nuk ka arritur të identifikojë personin që ka goditur me shigjetë pasi identifikimi i tij ishte i pamundur. Mirëpo një ditë më vonë, personi që ka përdorur shigjetën është identifikuar si 34 vjeçar dhe policia nuk bën të ditur emrin e tij.
Policia është njoftuar për sulmin me shigjetë ditën e djeshme rreth orës 18:12 (16:12 GMT). Personi i identifikuar është me shtetësi hollandeze dhe është pyetur tërthorazi gjatë natës, pasi ishte i njohur të jetë konvertuar në fenë islamike. Të gjithë viktimat ishin midis moshës 50 deri në 70 vjeç. Vetë atentatori ka pranuar që viktimat e tij me siguri duhet të kenë vdekur. Kjo është pranuar nga ai pasi policia e ka ndaluar rreth ores 18:18 në orën lokale në Oslo.
Banorët e zonës përreth kanë qënë të gjithë të tronditur pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në atë zonë dhe vendi njihet si i qetë, pa probleme. Mirëpo policia vendase ka përshkruar personin si problematik dhe ishte emër i njohur edhe më parë nga policia.