Ish Presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

Ditën e Enjte, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni në rrugët urinare. Nga ana e doktorrëve është konfirmuar që ky infeksion nuk ka lidhje as me COVID-19 dhe as me arteriet e zemrës. Tashmë ish presidenti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka një histori të gjatë me probleme nga më të ndryshmet, por sidomos me arteriet e zemrës dhe me mushkëritë.

Ish presidenti është dërguar në spital edhe më parë, ku ka pasur dhimbje tek mushkëritë. Për këtë gjë janë shqetësuar më tepër mjekët e spitalit, por ky problem nuk ka të bëjë me problemet e mëparshme që Clinton ka pasur. Ai është futur në spital dhe mjekët kanë përdorur antibiotikë dhe lëngje intravenoze me qëllim që të zgjidhin problemin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2001, Clinton ka pasur shumë probleme mjekësore. Në 2004 ai ka bërë katër bypase, për shkak të gjendjes së zemrës së tij. Në 2005 ai bëri një operacion tjetër për shkak të njërës prej mushkrive, e cila ishtë dëmtuar. Ai gjithashtu ka pasur dhimbje të mëdha në mushkri dhe prap është dërguar në spital në vitin 2010. Clinton do të mjekohet me lëngje ultravenoze, që janë të zakonshme në shërimin e të tilla infeksioneve, deri me datë 16 Tetor.