Covid-19: Ja pse disa persona dalin pozitivë pasi vaksinohen

Një vaksinë kundër Covid-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitivë me virusin.

Ekziston një vonesë mes vaksinimit dhe mbrojtjes

"Duhen disa ditë deri në disa javë që vaksina të ketë efekt", bëri të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vaksinimi nuk është tërësisht efikas

Ju përsëri mund të dilni pozitivë pas vaksinimit pasi vaksina nuk është 100% efikase.

Të dy vaksinat e autorizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë efikase, por ato nuk ofrojnë mbrojtje totale.

Vaksinimi parandalon sëmundjen, por jo infeksionet.

"Ky informacion është më pak i qartë nëse vaksinat do të parandalojnë që virusi të na infektojë dhe ne mund të mbetemi pa simptoma. Kjo është ende nën studim", deklaroi Dr. William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive.

Vaksinat nuk funksionojnë në mënyrë retroaktive

Mund të dilni pozitivë sepse jeni infektuar para se të vaksinoheni dhe thjesht nuk ishit në dijeni. Kjo është ajo që ndodhi me disa nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në një studim të publikuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studimi zbuloi se 22 nga 4,081 punonjës të vaksinuar rezultuan pozitivë me Covid-19 pasi morën dozën e tyre të parë.

Etiketim

Covid-19