Covid 19: Vaksina AstraZeneca zvogëlon ndjeshëm infektimin

"Vaksina kundër Covid-19 AstraZeneca duket se zvogëlon ndjeshëm transmetimin e virusit dhe jo vetëm të parandalojë infeksionet simptomatike", theksuan studiuesit në Britaninë e Madhe.

"Përqindja e testeve pozitive ka shënuar ulje pas dy dozash vaksinimi", sipas rezultateve paraprake nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Studimi nuk ka matur transmetimin e drejtpërdrejtë por ka gjurmuar kontakte që ishin infektuar nga vullnetarët e studimit. Studiuesit zbuluan se përqindja e testeve pozitive ka shënuar rënie pas dy dozave të vaksinës. Vetëm pas një doze, përqindja e testeve pozitive ka rënë në 67%.

"Nëse vaksina vetëm do t’i bënte infeksionet më të lehta, përqindja nuk do të kishte ndryshuar", deklaruan autorët.

"Vaksina tregoi efikasitet 66.7% kundër sëmundjes simptomatike duke filluar dy javë pas dozës dytë", shtuan studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Studimi i fundit sugjeron gjithashtu që vaksina mund të ofrojë mbrojtje pas një doze të vetme.

Etiketim

Covid-19