Nigeria pret 57 milion vaksina gjatë muajve në vazhdim

Nigeria ka vendosur të marrë 57 milion doza të vaksinave gjatë muajve të ardhshëm, kanë thënë autoritetet.

Ata kanë rritur katërfish kërkesën e tyre të mëparshme për 10 milion doza nga Bashkimi Afrikan.

"Ne kemi aplikuar për 41 milion doza të një kombinimi të vaksinave Pfizer, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson COVID-19", i ka shtuar agjencisë së lajmeve Faisal Shuaib, i cili kryeson Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Një shtesë prej 16 milion dozash të vaksinës AstraZeneca pritet në shkurt nga programi Covax i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërsa Nigeria po ufton një valë të dytë të Covid-19, zyrtarët po kërkojnë burime të shumta për të siguruar më shumë vaksina për të inokuluar popullsinë e saj të madhe.

 

 

 

 

 

Etiketim

lajmi