Covid-19: Italia rekomandon vaksinën AstraZeneca për personat nën 55 vjeç

Italia do të administrojë vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19 për personat nën 55 vjeç. Autoritete italiane do të fillojnë të administrojnë vaksinën tek arsimtarët, forcat e ushtrisë dhe policisë, personeli i burgut dhe të burgosurit.

"Ky vendim vjen pas një takimi mes qeverisë dhe guvernatorëve rajonalë për të diskutuar udhëzimet e fushatës së vaksinave të vendit", theksuan burime nga Ministria italiane e Punëve Rajonale.

"Personave mbi 55 vjeç, kryesisht ata mbi 80 vjeç dhe më të rrezikuarit, do të marrin vaksinat Pfizer ose Moderna", shtuan burimet.

Vaksinat duhet të aprovohen nga Agjencia Italiane e Barnave përpara se të shpërndahen në Itali.

Agjencia Italiane e Barnave, Aifa, theksoi se u duheshin më tepër të dhëna për vaksinën AstraZeneca.

"Në pritje të studimeve të mëtejshme, treguesit në lidhje me vaksinën AstraZeneca mbeten preferenciale për personat mes 18 dhe 55 vjeç dhe pa sëmundje të rënda".

Para se të rekomandojë vaksinën për personat mbi 55 vjeç, agjencia do të presë për "prova të mëtejshme mbi raportin e vaksinës AstraZeneca".

Etiketim

Covid-19