Covid-19: Varianti britanik mund të bëhet dominant në SHBA

“Varianti i Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe po përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të bëhet dominant”, deklaroi Dr. Anthony Fauci.

"Përhapet nga personi në person", u shpreh drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive Chris Cuomo duke shtuar se “studimet e fundit tregojnë se mund të jetë më vdekjeprurës dhe të shkaktojë sëmundje më të rëndë”.

“Nga më tepër se 26,6 milionë raste të koronavirusit që janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, ka pasur të paktën 618 raste të ndryshme në 33 shtete deri më tani”, theksoi Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Shfaqja e këtyre mutacioneve të virusit, zbuluar së pari në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut  dhe Brazil, mund të nënkuptojë një rritje tjetër të rasteve”, deklaroi Dr. Michael Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar që variantet të bëhen dominante është të parandaloni përhapjen e tyre nga personi në person duke ndjekur masat e shëndetit publik dhe duke vaksinuar sa më shumë persona sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Fauci.

Etiketim

Covid-19