Covid-19: Punonjësit po shpenzojnë më tepër orë në punë sesa para pandemisë

Një studim i ri i kryer gjatë pandemisë tregon se punonjësit që punojnë nga shtëpia në Britaninë e Madhe, Austri, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shpenzojnë më tepër orë në punë se më parë.

“Puna nga shtëpia ka shënuar një rritje 2,5-orëshe të ditës mesatare në punë në këto vende”, theksoi NordVPN Teams, një kompani në New York.

“Britania e Madhe dhe Hollanda përbëjnë përjashtim pasi punonjësit punojnë deri në orën 8 pasdite ", shtoi kompania.

“Punonjësit në Danimarkë, Belgjikë dhe Spanjë fillimisht regjistruan një rritje në orët e punës, por që më pas u rikthyen në orarin e tyre të mëparshëm”, sipas NordVPN në një deklaratë.

NordVPN, që punon me më tepër se 10,000 kompani, rishikuan sasinë e të dhënave që dërgohen përmes serverave për të llogaritur orët e punës së punonjësve.

Kompania regjistroi "asnjë rënie të konsiderueshme të përdorimit të servërit VPN në kohën e drekës që tregon pushime të mundshme të drekës ", theksoi kompania.

Etiketim

Covid-19