Tiranë: Piramida do të kthehet në një qendër arti për të rinjtë

Piramida në qendër të Tiranës e ndërtuar pas vdekjes së ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, po kthehet në një qendër arti për të rinjtë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë në fillimet e ndërtimit të strukturës prej 17,000 metra katrorë.

Si një projekt nga firma e dizajnit me qendër në Roterdam MVRDV, që do të blejë 18 salla që do të përdoren për mësimdhënien dhe promovimin e IT-së, robotikës dhe dizajnit për një program për adoleshentët. Një e treta e ndërtesës do të ofrohet me qira për të siguruar të ardhurat për mirëmbajtjen e saj.

U ndërtua në vitin 1988 si një muze për Enver Hoxhën, i cili drejtoi regjimin komunist izolues në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në 1985.

U projektua nga vajza e ish-diktatorit dhe nga bashkëshorti i saj, të dy ishin arkitektë.

Pas rrëzimit të komunizmit në dhjetor 1990, ndërtesa shërbeu si një qendër kulturore. Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, një pjesë e saj u përdor si bazë e NATO-s.

Etiketim

lajm